Milovan Rajevac pas 4 muajsh emërim si kryetrajner i Kombëtares së Tajlandës, fitoi trofeun në Kings Cup 2017. Sivjet garues ishte Kombëtarja e Koresë së Veriut dhe Bjellorusisë. Në gjysmëfinale pas paraqitjes së mahnitshme, skuadra e Tajlandës mundi Korenë e Veriut me rezultat 3:0, kjo është humbja më e madhe e Koresë së Veriut në një ndeshje kundër kombëtares së Tajlandës. Në finale caktuan ndeshjen kundër Bjellorusisë, e cila ishte më e mirë në ndeshjen kundër Burkina Fasos! Pas ndeshjes së rregullt rezultati ishte 0:0 dhe pas penalltive 5:4 dhe festë e madhe për tifozët tajlandez!

“Në gjysmëfinale luajtëm lojë perfekte, por kjo lojë ndikon në finalen tonë, pasi lojtarët ishin të lodhur. Por lojtarët tanë madje kontrollojnë lojën dhe tregojnë shpirt të madh, në fund mbajtëm trofeun”, thotë Rajevac për gdm sport news!

Sukses i madh i stafit tonë në vetëm një periudhë të shkurtër për futbollin e Tajlandës!

Rajevac me trofeun e Kings Cup

 

Na shpërndani