Ish-mbrojtësi i Sutjeskës dhe Buduçnostit nga Mali i Zi, Slavko Damjanović, vazhdon karrierën e tij në Indonezi.

Slavko Damjanoviq, i cili deri më tani ka luajtur në Indi, në radhët e Bengaluru, nënshkroi një kontratë me Persebaya Surabaya, një nga klubet më të mëdha në Indonezi. Damjanoviq është prezantuar sot në ambientet e klubit dhe shkurtimisht ka treguar se është shumë i lumtur që iu bashkua radhëve të një prej klubeve më të mëdha në vend. Slavko nënshkroi në Indonezi përmes një prej agjentëve më të mëdhenj në Azinë Juglindore. Zoti Budi Limoto, agjent i famshëm indonezian. 

I urojmë Slavkos suksese të mëdha me klubin dhe vendin e tij të ri. 

Na shpërndani