Petar Vukçeviq nënshkroi kontratë njëvjeçare me ekipin e Tajlandës Air Force Central. Ky ish-lojtar i klubit të futbollit malazez “Grbalj” është angazhuar nga klubi me ambicie që ai të përmirësojë lojën dhe efikasitetin e ekipit në Bangkok. Gjatë sezoneve të fundit të ligës malazeze ai u njoh si një nga lojtarët më të mirë.
Jam i befasuar me mikpritjen në ambientet e reja si dhe me kushtet e klubit. Pata fatin e madh që kisha këtu një nga lojtarët tanë vendas Aleksandar Kapisoda, i cili është kapiten i ekipit. Në periudhën e ardhshme do të mundohem t'i përshtatem kushteve atmosferike dhe lojës ekipore sa më shpejt që të jetë e mundur, për më tepër të bëj përpjekje dhe të mundohem të justifikoj besimin e dhënë të Klubit, tha Petar Vukçeviq.
I urojmë që të jetë një anëtar më i suksesshëm i kompanisë GDM Sport dhe të arrijë rezultate të shkëlqyera sportive.