Reprezentuesi maqedonas Muzafer Ejupi nënshkroi kontratë 2-vjeçare me ekipin e Songkhla United FC, Premier League e Tajlandës. Pak pas përfaqësuesit maqedonas Maevski, i cili nënshkroi marrëveshje me Chainat, një maqedonas tjetër është në Tajlandë këtë verë.
“Jam shumë i kënaqur me kushtet në klubin e ri. Në fillim isha shumë skeptik, por kur pashë infrastrukturën dhe kushtet në klub, kuptova se nuk kisha gabuar. Shpresoj që me rezultatet dhe lojën time të jem pjesë e ekipit që ruan statusin e ekipit të Ligës së Parë. I detyrohem shumë Agjencisë GDM SPORT që bëri të mundur këtë transferim.”
Kujtojmë se maqedonasit që kanë luajtur me sukses deri më tani në Tajlandë janë: Mario Gjurovski, Darko Tasevski, Bllazhe Iliovski dhe Borçe Manevski.