Admir Adroviq, ish-lojtari i FK Mladost Podgorica, kampioni i Ligës së Malit të Zi, nënshkroi kontratë njëvjeçare me skuadrën e Ligës Premier të Tajlandës, Sukhothai FC. Admir shënoi shtatë gola në sezonin aktual dhe ai është një nga golashënuesit më të mirë të Ligës në Mal të Zi të të gjitha kohërave. Ai gjithashtu ka eksperiencë në Azi pasi luante në Premier League të Hong Kongut. Pas kthimit nga Hong Kongu pranon të luajë për kampionin e Malit të Zi, Mladost Podgorica. I urojmë fat dhe sezon të suksesshëm në klubin e ri dhe destinacionin e ri. Suksese Admir.