Braziliani, i ardhur në sezon, pati një paraqitje të jashtëzakonshme me fanellën e Sherifit të Moldavisë (15 gola, 14 asistime), mbërriti si lojtar i lirë. Bisedimet kanë zgjatur disa ditë, por të gjitha detajet janë zgjidhur pasditen e së premtes, pas së cilës është bërë promovimi në Qendrën Mediale të stadiumit, Rajko Mitic. “Më vjen mirë që jam në Yllin e Kuq, kam dëgjuar shumë për klubin nga Kadu. Kudo që kam luajtur kam lënë përshtypje të mira, ndaj shpresoj të jetë edhe këtë herë. Ky është një klub i madh si Flamengo dhe Corinthians në Brazil dhe shpresoj të tregoj në fushë që e meritoj të luaj në të”, tha 27-vjeçari anësor ofensiv.
