Zyrtarët e lartë nga Konfederata e Futbollit Aziatik mbërritën në Bangkok përpara ndarjes së çmimit vjetor të AFC-së në Bangkok 2017 këtë javë. Delegacioni, i kryesuar nga presidenti i AFC-së, Sheikh Salman bin Ibrahim al-Khalifa,…
Delegacioni, i kryesuar nga presidenti i AFC-së, Sheikh Salman bin Ibrahim al-Khalifa, një anëtar i familjes mbretërore të Bahreinit, dhe sekretari i përgjithshëm i AFC, Windsor John i Malajzisë, u mirëprit dje nga presidenti i Shoqatës së Futbollit të Tajlandës (FAT) Somyot Poompunmuang.
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, i cili është planifikuar të udhëtojë në Bangkok nesër në mëngjes, gjithashtu do të marrë pjesë në të dyja ngjarjet, ndërsa disa nga zyrtarët e FIFA-s kanë mbërritur tashmë në të njëjtën ditë me delegacionin e AFC.
Milovan Rajevac si trajner i Kombëtares së Tajlandës ishte duke marrë pjesë në këtë ngjarje me stafin e tij, Zoran Jankoviç ndihmës trajner dhe aktualisht kryetrajneri U23, trajneri i portierëve Sasha Todic, Milovan Cirkovic dhe Nebojsha Stamenkovic si ndihmës trajner. Presidenti i FIFA Infantino ka uruar Milovan Rajevac për rezultatet e arritura në 7 muajt e fundit të punës me Kombëtaren e Tajlandës.
