Pas katër sezoneve të suksesshme me Prachuap FC, Adnan Orahovac një nga lojtarët më të mirë mbrojtës në ligë u transferua në skuadrën T1 Custom United. Adnan luajti role të dukshme në historinë e PT Prachuap FC. Ai luajti mbi 100 ndeshje dhe fitoi një Kupë të Ligës që është suksesi më i madh në historinë e klubit. Në dy sezonet e fundit për shkak të pandemisë së koronavirusit, Adnani ishte jashtë për disa muaj pasi nuk mund të merrte vizën e nevojshme për të hyrë në Tajlandë. Më pas ai vendosi se është koha për sfidë të re dhe të transferohet te skuadra T1 e Bangkok Custom United, e cila synon të promovohet në Ligën Premier Thai. I urojmë si gjithmonë fat dhe suksese me klubin e tij të ri!

Na shpërndani