Milos Velebit nënshkroi kontratë dyvjeçare me akademinë e Buriram United dhe FA të Tajlandës. Milos ka punuar në FA të Azerbajxhanit për 4 vjet dhe 7 vjet me FA të Serbisë. Në karrierën e tij profesionale ai skautoi dhe stërviti disa nga lojtarët më të shquar të kombëtares serbe në ditët e sotme. Milos do të ketë punë për të zhvilluar sistemin e të rinjve në Buriram United si dhe në Tajlandë FA. Bashkë me të si drejtues fizik dhe forcash në akademinë e Buriram United do të jetë edhe Stojan Valan, i cili ka përvojë me lojtarë të rinj gjatë karrierës së tij 15 vjeçare duke punuar me të rinjtë. I urojmë të dyve fat dhe sukses!

 

 

 

Na shpërndani